7.7 C
Pristina
Friday, November 29, 2024

Buy now

spot_img

Mustafa: Masakra e Reçakut i paraqiti botës fytyrën e vërtetë të Millosheviqit

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa përkujton të rënët në Masakrën e Reçakut, në 20 vjetorin e kësaj ngjarjeje të tmerrshme.

“Sot 20 vjet më parë, banorët e Reçakut u zgjuan të rrethuar nga forcat e regjimit serb dhe 45 banorë të pa armatosur të këtij fshati u masakruan pamëshirshëm po të njëjtin mëngjes. Të nesërmen, shefi i misionit të OSBE-së William Walker, pas një vizite nga afër, kishte deklaruar, “Nga ajo që pashë nuk ngurroj të përshkruaj ndodhinë si masakër dhe krim kundër njerëzimit!”, ka thënë Mustafa, përcjell prishtinapress.eu

Mustafa po ashtu ka thënë se 15 janari i vitit 1999 është ndër ditët më të rënda, siç thotë ai, të njërit nga vitet më të rënda, të historisë së Kosovës.

“Kjo ditë, poashtu, i paraqiti botës fytyrën e vërtetë të regjimit të Millosheviqit dhe planeve të tij fashiste, duke shënuar kështu kthesën e madhe të çasjes së komunitetit ndërkombëtar ndaj këtij regjimi që rezultoi në bombardimet e NATO-s 78 ditë rresht”.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img