Site icon PrishtinaPress

Mustafa: Luta s’e ka shpall kandidaturën, nuk i kemi votat për rrëzimin e Qeverisë

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa ka mbajtur sot mbledhje me Kryesinë e partisë dhe kryetarët e degëve të LDK-së.

Në një konferencë për media, Mustafa ka folur gjatë për zgjedhjet në parti, kandidaturat për kryetar të LDK-së dhe zhvillimet e fundit në vend.

Mes tjerash, Mustafa ka bërë të ditur se kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri deri më tani nuk ka shpallur kandidaturën për të parin e partisë dhe se gjëra të tilla po thuhen vetëm në debate.

Tutje, Mustafa ka shtuar se opozita nuk i ka numrat për rrëzimin e Qeverisë, përndryshe do ta rrëzonte atë dhe vendi do të shkonte në zgjedhje.

Më poshtë pjesë nga fjalimi i Mustafës në konferencë:

Degët do të fillojnë zgjedhjet në nëndegë. Ne kemi vlerësuar se kemi disponim brenda partisë, kemi unitet qe është i qëndrueshëm në LDK dhe zgjedhjet tona janë shumë të rëndësishme jo vetëm për partinë por edhe për Kosovën sepse jemi partia që kemi besimin më të madh të qytetarëve.

Ne vlerësojmë pikëpamjet ndaj LDK dhe besojmë se kemi përgjegjësi që të sillemi në mënyrë serioze dhe të shërbejmë Kosovës. Edhe gjatë zgjedhjeve do të përqendrohemi në çështjet qe prekin çdo qytetar të Kosovës.

Ne ddëshirojmë që nesër të kemi një LDK të fortë të konsoliduar, të kemi më shumë gra, më shumë të rinj në krye të degëve dhe të kemi përfaqësim gjinor në kryesi të degëve, në kuvendin e LDK-së.

Në këtë fazë jemi fokusuar në zgjedhjet e nëndegëve, do ti japim mundësi që çdonjërit që ka dëshirë të kandidoj, të marr orientime, do të jemi të hapur për çdonjërin.

Kryetarin e LDK e zgjedh kuvendi i LDK, ndërkaq përbërja e kuvendit do të jetë nga përfaqësuesit e degëve, që rrjedh nga zgjedhjet e fundit lokale.

Jemi të hapur që çdo moment të bisedojmë me ju, të ju njoftojmë për procesin e zgjedhjeve dhe të merrni informata se cka po ndodh me zgjedhjet.

Zgjedhjet në LDK kanë qenë gjithmonë korrekte dhe janë zhvilluar sipas normave.

hrën e parë kur u zgjodha kryetar kemi qenë dy kandidatë, unë edhe fatmir sejdiu.

Ne nuk pajtohemi me korrigjim të territorit të Kosovës, që në tavolinë të shtrohet deklarata e shpalljes së pavarësisë si dhe s’pajtohemi të kemi asociacion apo formë tjetër me kompetenca të pushtetit lokal apo të pushtetit të tretë.

Në këtë faze jemi në fazën e zgjedhjeve në nëndegë, askush prej nesh nuk është deklaruar për vetën, Lutën apo Vjosën.

Do të ulemi si LDK të shqyrtojmë situatën të ofrojmë hapësirë për të gjithë por LDK është unike dhe do të ruaj vendin e vet që e ka pasur deri më tani. Ambicie mund të ketë secili.

Kryetari i LDK do të zgjidhet në bazë të statutit, si e sheh statuti, ka me marr përkrahje nga gjysma e kuvendit plus një, e në momentin që merr përkrahje hyn në votim të fshehtë.

Për kandidatë s’kemi bisedu as me Hazirin, as me të tjerët e s’do të bisedojmë deri të kryhet procesi.

një javë ditë më herët apo 10 ditë mund të tregoj secili që do të kandidoj, deri më tani nuk ka deklarime zyrtare por vetëm në studioi.

Nuk e kemi numrat sepse po ti kishim do të shkonim në zgjedhe, LDK i ka edhe VCV, PSD e cila thotë se është në opozitë, në fakt është në pozitë sepse po bashkëpunon me qeverinë, sepse ka propozuar një platformë të cilën e kemi dërguar në Kushtetuese.

Ne do të vazhdojmë të sigurojmë votat. Ata (PSD) po bëjnë propagandë, s’di pse s’po e shohin vetën në pasqyre, sepse çdo ditë po bashkëpunojnë me presidentin, kryeministrin, kryeparlamentarin. Ata po votojnë cdo ligj të qeverisë, po e mbështesin atë.

Haziri par dy ditësh më ka thirr në telefon dhe më ka dërgu mesazh se këto ditë do të jetë në Zvicër për arsye familjare, ai ka deklaru që fotoja nuk është aktuale. Për këtë arsye s’ka qenë këtu dhe as në takimin e fundit.

Exit mobile version