4.4 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Buy now

spot_img

Mustafa-Lekajt: Vetëm kriminelët mund të sillen me shpërfillje në këtë situatë

Ka vazhduar edhe më tutje polemika mes kryetarit të LDK-së, Isa Mustafa dhe ministrit të Infrastrukturës, Pal Lekaj.

Kësaj here, Mustafa, duke iu kundërpërgjigjur ministrit Lekaj ka vazhduar duke përmendur skemën e shitjes së patentë-shoferëve dhe 23 zyrtarëve të arrestuar nga Policia.

“Unë vajtoj dhe ndjej dhembje për njerëzit që po vriten në rrugë nga ata që zyrtarët e ministrisë tuaj dyshohet se po ua shesin lejet e vozitjes, pa provim. Vetëm kriminelët mund të sillen me shpërfillje në këtë situatë”, ka shkruar Mustafa në Facebook.

E gjithë kjo polemikë ka filluar me një intervistë për media të ministrit Lekaj i cili ka thënë se opozita nuk e ka seriozisht rrëzimin e Qeverisë por vetëm po tallet me qytetarët.

Këtij deklarimi të Lekajt i është përgjigjur Mustafa duke thënë se është e vërtetë që dikush po tallet me qytetarët, por jo opozita.

“Ministri Lekaj, derisa po gjykohen rreth 20 zyrtarë të tij për korrupsion, e ka gjetur të merret me opozitën. Vërtetë, dikush po tallet me qytetarët! Veç jo opozita”, ka shkruar Mustafa në Facebook.

Kreu i LDK-së, Isa Mustafa ka shtuar se “ministri do të ishte më mirë të mendojë, si prind që është, se sa janë nga shoferët me leje të blera nga zyrtarët e tij, që po vrasin fëmijët tanë nëpër rrugë”.

Më pas ka ardhur reagimi i ministrit Lekaj, i cili, ka thënë se prioritet i tyre nuk është Isa Mustafa, por rregullimi i gjërave të lëna keq nga klika e tij.

“Nga viti 2017 kur ne erdhëm në pushtet, deri sot kur Isa Mustafa kritikon një sektor që tashmë ka filluar të digjitalizohet, ka rënie të aksidenteve me fatalitet për rreth 25%”, ka shkruar Lekaj në Facebook.

Në postimin e Mustafës thuhej se ministri Lekaj duhet të mendoj si prind në lidhje me personat që kanë blerë patentë-shofer nga zyrtarët e tij. Kjo duke iu referuar arrestimit të 23 zyrtarëve nga departamenti i Ministrisë së Infrastrukturës për patentë-shofer në lidhje me shitjen e tyre.

Por Lekaj ka thënë se askush nuk është mbi ligjin, prandaj nëse ka veprime korruptive në cilindo sektor, drejtësia të ndërmarrë veprimet e saj.

“Ne as më të voglin veprim nuk e bëjmë, sikur dikur nga segmente të ish-qeverisë, për t’i ndalë punën drejtësisë në zbardhjen e secilës thashetheme”, ka deklaruar Lekaj. 

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img