2 C
Pristina
Sunday, November 17, 2024

Buy now

spot_img

Mustafa: LDK nuk do të bëhet pjesë e dialogut me Serbinë, as në ekipin e Presidentit dhe as të Qeverisë

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa ka bërë të ditur se LDK nuk do të bëhet pjesë e dialogut me Serbinë, as në ekipin e Presidentit e as në atë të Qeverisë së Kosovës.

Mustafa në një postim në rrjetin social Facebook shkruan se të gjitha sondazhet e këtij viti flasin se LDK ka besim të madh të qytetarëve.

Ai shkruan se LDK do të punojë që zgjedhjet e parakohshme të ndodhin sa më shpejtë, sepse qeverisja e tanishme e vendit është e dëmshme për Kosovën dhe ardhmërinë e saj.

Lexoni të plotë postimin e Mustafës në Facebook:

“Të nderura veprimtare dhe veprimtarë të LDK-së

Nga ky muaj kemi filluar të intensifikojmë punën me organizatat vendore të LDK-së. Po diskutojmë për prioritetet, të cilave duhet tu përmbahemi si LDK në komuna dhe në nivel qendror, për ndryshimet që duhet të ndodhin, në mënyrë që Kosova të qeveriset mirë e pa korrupsion. Po shkëmbejmë mendime me strukturat dhe anëtarësinë e LDK-së për temat me rëndësi të veçantë për Kosovën. Po bëhemi gati ta rimarrim qeverisjen e vendit, duke ofruar zgjidhje evropiane për proceset që na presin.

Në zgjedhjet lokale të vitit të kaluar LDK doli bindshëm parti e parë. Të gjitha sondazhet e këtij viti, po ashtu, flasin se kemi besimin më të madh të qytetarëve. Por kjo nuk e mbron LDK-në nga marrëveshjet e fshehta dhe manipulimet që mund t’i bëjë PDK në zgjedhjet e ardhshme. Prandaj duhet të punojmë shumë me anëtarësinë dhe qytetarët për ta shtuar besimin e tyre në fitoren tonë të përbashkët.

LDK e ka thënë qartë se tani në asnjë rast nuk do të bëhet pjesë e dialogut me Serbinë, as në ekipin e Presidentit dhe as të Qeverisë.

Do të punojmë që zgjedhjet e parakohshme të ndodhin sa më shpejtë, sepse LDK ndan bindjen e pjesës dërmuese të qytetarëve të Kosovës se qeverisja e tanishme e vendit është e dëmshme për Kosovën dhe ardhmërinë e saj. Deri në shpartallimin e këtij koalicioni, LDK nga këndi i opozitës do të mbroj interesat e vendit, në bashkëpunim edhe me partitë e tjera që i qëndrojnë besnike opozitarizmit”. /Telegrafi/

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img