Kryeshefi ekzekutiv i PTK-së, Agron Mustafa e ka konsideruar të suksesshme vizitën e përfaqësuesve të lartë të UEFA-së, të cilët inspektuan infrastrukturën e stadiumeve të vendit tonë.
Madje, Mustafa e ka vlerësuar të lartë punën dhe sakrificën e Fadil Vokrrit, kryetarit të Federatës së Futbollit të Kosovës.
Postimi i plotë:
Vizite e suksesshme nga zyrtaret e UEFAs ne inspektimin e infrastrukturës se stadioneve ne republikën tone. Puna e pa lodhshme e legjendës se gjalle #Vokrri, edhe këtë sfide do ta tejkaloje. Do te na beje krenare prape, sikurse ne vitet e 90ta si futbollist sulmues – “9 legjendare e Prishtinës” sikurse dhe vitin e kaluar, me rastin e pranimit ne UEFA dhe FIFA.