Besian Mustafa, deputet i LDK-së, ka folur për mundësinë e zgjedhjeve të parakohshme, një ide që u rishfaqë në opinion publik pas takimit të kryeministrit Albin Kurti dhe kryetarit të PDK-së, Memli Krasniqi.
Mustafa ka deklaruar se LDK-ja është e gatshme për zgjedhje.
“LDK është e gatshme të marrë pjesë në zgjedhje të parakohshme dhe ka angazhuar të gjitha resurset për zgjedhjet kurdo që vijnë” – deklaroi Mustafa gjatë një konferencë për media.
“Kjo qeveri pas dështimeve të shumta, më në fund duhet të japë dorëheqje për të dhënë përgjegjësi për dështimet e saj” – tha Mustafa, teksa shtoi se kryeministri Kurti duhet të japë dorëheqje e pastaj të shpërndahet legjislatura e Kuvendit.