Site icon PrishtinaPress

Mustafa: Kryeministri e vlerëson vet nëse do të shkojë në Washington

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, pas aktakuzës së ngritur nga Gjykata Speciale ndaj Thaçit e Veselit, ka thënë se lufta e UÇK-së ka qenë e drejtë dhe se për krime duhet drejtuar nga Serbia.

Mustafa thotë se me këtë aktakuzë është njoftuar nga mediat  dhe sipas tij informata ende nuk është e qartë, pasi nuk ka dalë nga deklaratat e zyrtarëve të Gjykatës Speciale.

“Ajo që unë mund të them është se për LDK-në lufta e UÇK-së ka qenë e drejtë dhe luftëtarët e UÇK-së kanë luftuar për të mbrojtur qytetarin e Kosovës dhe Kosovën”, tha ai, përcjell Telegrafi.

Kreu i LDK-së thotë se kur bëhet fjalë për krimet duhet drejtuar nga Serbia, pasi ajo ka bërë krime.

I pyetur nëse kryeministri Hoti do të shkojë në Washington, Mustafa tha se është në dorën e tij nëse do të shkojë pa praninë e presidentit Hashim Thaçi.

“Kryeministri do të vlerëson vetë pasi tani kemi një situatë të re. Sigurisht ai do ta bëjë vlerësimin vet në koordinim me partnerët e koalicionit. Me sa e di nesër ka takimi me përfaqësuesit evropian, ndërsa për Washington nuk e di sepse tani kemi rrethana të reja”, tha  Mustafa.

Exit mobile version