Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, duke përmendur të arriturat e Kosovës gjatë nëntë vjetëve të Pavarësisë, e ka cilësuar si lajm të mirë kalimin e pragut të varfërisë.
“Kam një lajm të mirë, Kosova ka kaluar pragun e varfërisë, Kosova tani konsiderohet si vend me të arritura të mesme”, ka thënë Mustafa duke përmendur sfidat e Kosovës.
“Kosova do të forcohet dhe do të zhvillohet për tu dëshmuar para aleatëve se investimi në vendin tonë është investim për paqe, liri dhe për stabilitet në rajon”, ka thënë veç të tjerash Mustafa.

Mustafa ka thënë se gjatë këtyre nëntë viteve Pavarësi, Kosova ka forcuar sovranitetin, ka dhënë dëshmi për luftë ndaj terrorizmit dhe se po bëhet vend i mundësive për të gjithë pa dallim.
“Agjenda e integrimeve evropiane na bashkon gjithëve pavarësisht bindjeve politike. Të gjithë duhet t’i kalojmë dallimet e vogla. Duhet të dëshmojmë se kur është fjala për interesa të Kosovës ne jemi të bashkuar. Kosova ka sfida por ka stabilitet makroekonomik e buxhetor. Kërkesën e disave për të shkuar në zgjedhje që për neve do të ishte alternativa më e lehtë, e kemi zgjedhë me një alternativë më të rëndë për të punuar më shumë për Kosovën”, ka thënë kryeministri.