Site icon PrishtinaPress

Mustafa: Kosova i ka plotësuar kushtet për formimin e ushtrisë

Kryeministri i vendit Isa Mustafa, në debatin që po zhvillohet në Kuvend për transformimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës në Forcë të Armatosur, ka thënë se Kosova i ka plotësuar të gjitha kushtet që ta ketë ushtrinë e saj.

“Unë vlerësoj se Kosova është shtet që është pranuar nga 113 vende i ka të gjitha institucionet e veta dhe i ka plotësuar kushtet që ti ketë Forcat e Armatosura. Vlerësoj se Kosova jo vetëm që i plotëson kushtet ti ketë Forcat e Armatosura, por ajo e meriton ti ketë Forcat e Armatosura”, ka thënë Mustafa.

Mustafa ka theksuar se Qeveria e Kosovës ka punuar shumë për transformimin e FSK, dhe se në diskutimet me NATO-n dhe partnerët ndërkombëtarë janë munduar për ta gjetur mënyrën më të mirë të transformimit të FSK, transmeton Telegrafi.

“Në takimet me faktorin ndërkombëtar na është thënë çartë se FSK mund të transformohet në FAK në çdo kohë përmes ndryshimeve kushtetuese me përkrahje të nevojshme të deputetëve të Kuvendit të Kosovës”, u shpreh Mustafa.

Kryeministri ka theksuar se në këtë fazë do të ishte iluzion po të mendonim se Serbia do ta përkrahte formimin e Ushtrisë së Kosovës, duke theksuar se Serbia po ushtron ndikim tek deputetët e Listës Serbe që mos ta votojnë një gjë të tillë.

Exit mobile version