-0.3 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Buy now

spot_img

Mustafa: Konventa madhështore e PDK-së ka shkaktuar panik te partia në pushtet

Anëtari i Partisë Demokratike, Arben Mustafa, ka thënë se partia në pushtet është në panik pas “Konventës madhështore të PDK-së për Bedri Hamzën Kryeministër”.

Ai ka kujtuar se në kohën e qeverisjes së PDK-së dhe Bedri Hamzës, “pagat e sektorit publik patën shënuar rritjen më të madhe ndonjëherë dhe Kosova nuk shquhej si vendi me pagat më të ulëta në rajon.”

“Me që ju paskan referuar pagave, atëherë është mirë ta rikujtojmë faktin se në kohën e qeverisjes së PDK-së dhe Bedri Hamzës, pagat e sektorit publik patën shënuar rritjen më të madhe ndonjëherë dhe Kosova nuk shquhej si vendi me pagat më të ulëta në rajon. Më konkretisht, pagat e arsimtarëve ishin rritur për 88%, pagat e policëve 139%, pagat e mjekëve 87%, pagat e infermierëve 133%.” – tha Mustafa mes tjerash.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img