Site icon PrishtinaPress

Mustafa: Koalicioni të bëhet para 26 dhjetorit, i propozuam VV-së të na takojë presidenti e ata ta marrin edhe një ministri!

Kryetari i Lidhjes Demokratike Isa Mustafa është deklaruar para mediave pas përfundimit të mbledhjes së partisë.

Me këtë rast, Mustafa ka thënë se do të jenë të gatshëm për t’u takuar përsëri me liderin e VV-së, Albin Kurti kurdo që ata thërrasin takim.

“Në këtë mbledhje të Këshillit të Përgjithshëm në të cilën informova anëtarët e Këshillit, deputet e zgjedhur në Kuvendin e Kosovës, kryetarët e komunave që nuk janë anëtarë të Këshillit lidhur me ecurinë e bisedimeve që kemi pasur me VV-në deri tani, për koalicionin e mundshëm qeverisës ndërmjet dy subjekteve. Mund të iu them se LDk mbete te përkushtuar që të vazhdojmë më tutje për të bërë të gjitha përpjekjet që të arrijmë një koalicion për bashkëqeverisje me VV-në.LDK vlerëson se ky koalicion nuk duhet assesi të shikohet si koalicion rival dhe politik, por i një partneriteti që do të jetë i destinuar për të bërë ndryshime të domosdoshme në qeverisjen më të mirë të vendit dhe për t’i ofruar perspektivë zhvillimore të shtetit ligjor Kosovës. Këshilli ishte i bindur se LDK duhet që në këtë marrëveshje të vlerësohet karshi përkrahje që ka marrë nga qytetarët e Kosovë në zgjedhjet e gjashtë tetorit, qoftë në ndarjen e përgjegjësive me VV-në, qoftë dhe në programin qeverisës që është harmonizuar dhe për të cilin këshilli u shpreh me fjalë vlerësimi të asaj çfarë kanë bërë këto dy grupe punuese sa i përket harmonizimit”, tha Mustafa, shkruan Indesksonline.

Mustafa tha se do të vazhdojnë t’i përgjigjen ftesës së VV-së, për takimet e ardhshme duke vlerësuar nëse ka vullnet politik do të ketë edhe mirëbesim dhe respekt reciprok dhe se çështja e marrëveshjes duhet të arrihet.

“Në Këshillin e Përgjithshëm u tha se pjesë e marrëveshjes duhet të jenë të gjitha pozitat, me të cilat do të sfidohet ky koalicion gjatë këtyre katër viteve dhe që trajtimi i këtyre pozitave duhet të jetë në harmoni me interesin tonë, që të kemi koalicion që zgjatë 4 vjet, apo ndoshta edhe tetë vjet më vonë. Dhe assesi koalicion që mund të sfidohet në momente të caktuara, qoftë nga zgjedhja e presidentit apo në momentet tjera sfiduese për këtë koalicion. Personalisht nuk e kam takuar ambasadorin Konett, por jam takuar me ambasadorët e QUIN-it, i kam njoftuar për procesin e bisedimeve, kam kërkuar përkrahjen e tyre që të ndihmojnë në këtë proces, nuk ka pasur kërkesa eksplicite të ambasadorëve, por ka pasur shprehje të vullnetit ë mirë që kjo punë të kryhet sa më shpejtë. Nesër do të takojmë përfaqësues të CDU-së, në orët e hershme të ditës”, tha Mustafa.

Ai deklaroi se shpreson që koalicioni të arrihet para seancës konstitutive të Kuvendit të Kosovës.

“Në 2014 kemi arrit marrëveshjen pas gjashtë muajve dhe s’kisha dashtë që ky koalicion të lidhet pas 6 muajve, por të lidhet para datës 26 të këtij muaji, në mënyrë që të jetë e suksesshme seanca e Kuvendit të Kosovës. Çështja e Presidentit është një nga çështjet që duhet të diskutohet, sepse është një nga pozitat që do të sfidohemi gjatë kësaj periudhe dhe konsideroj se nuk është çështja që duhet domosdoshmërishtë të na bllokojë, sepse është çështje e zotimit, por ne do të vazhdojmë të punojmë me VV-në, do të verifikohemi me ta se a jemi serioz apo jo e nuk shoh arsye që VV nuk do të jap  besimin ndaj partnerit të koaliciot, sepse ne kemi këtë besim për t’i dhënë kryeministrinë dhe nuk shtrojmë pyetje se a duhet të jetë apo jo. Takim i radhës do të jetë në momentin kur na ftojnë, jemi të gatshëm dhe kemi qenë të gatshëm edhe këto ditë. Në moment që na ftojnë ne do të ulemi.Ne kemi dhënë një propozim në takimin e fundit, të shtunën e kaluar se si të kalohet edhe kjo nuk kam parë ndonjë gatishmëri të VV-ja aty për aty që ta bëjnë këtë. U kam ofruar që në momentin që zgjidhjet presidentit i propozuar nga LDK-atëherë do t’ia japim një nga ministritë tona, pastaj që ne të vazhdojmë me tonat, por që ata nuk kanë dhënë përgjigje pozitive, por që kur ulesh në tavolinë gjenë mënyra që dikush mos të dalë më i nënshtruar apo më superiorë”, shtoi ai.

I pari i LDK-së tha se nuk flasin për ministri konkrete, por flasim për atë çfarë do të ndodhë nëse zgjidhet presidenti si propozim i LDK-së.

“Por nuk shoh një mënyrë për t’i trajtuar në mënyrë të veçantë ministritë, por që mendoj se të gjitha duhet parë njësoj. Ne nuk kemi përcaktuar emra as për ministra, as për kryeparlametar , as për zv/ministria, as për presidentin. Do t’i japim emrat e ministrave, kur Kurti duhet t’i prezantojë ato para Kuvendit të Kosovës. Do të japim emrin e kandidatit për presidenti në momentin kur fillon procedura e zgjedhjes. Nuk shohim arsye që prej sot të rezervojmë pozita për njerëz të përcaktuar, por që të kemi zotimin xhentëlmen në mes partive të koalicionit, që të përkrahin njëra-tjetrën. Nuk shoh arsye që të diktojë zotin Kurtin se a do të mbajë takime me strukturat e VV-së, e as Kurti të shprehë se ????farë duhet të bëjë unë, unë takimet i mbajë si kryetar i LDK-së dhe kanë për qëllim që anëtarësia dhe kryesia jonë të jetë e informua r se çfarë po bëjmë dhe t’i kemi në rrjedhë qëndrimet. Kjo është e dobishme edhe për mua,e dhe për Kurtin që koalicioni të jetë i qëndrueshëm, sepse kur bisedoj këtu me deputet ata e marri një obligim që t’i përbehen një marrëveshje që  bëhet me Kurtin.Plani B i joni është në qoftë se ne e bëjmë qeverinë me VV-në, nëse se bëjmë ne s pranojmë asnjë mandat nga presidenti dhe s’bëjmë marrëveshje me partitë tjera sepse është rezultat i qytetarëve me votën që na kanë dhënë. Pra të jeni të sigurt se plani tjetër i fundit është që s’u morëm vesh dhe shkuam në opozitë sepse edhe opozita është çështja e ndershme sepse aty kontribuon. Por shpresoj se kemi hapësirë që s’do të vie deri tek ajo, sepse dy palët duhet bërë përpjekje që të bëhet qeveria sa më herët”, përfundoi Mustafa.

Exit mobile version