Site icon PrishtinaPress

Mustafa kërkon zgjidhje për Asociacionin: Kurti dhe Osmani të mbrojnë partneritetin me SHBA-të

Ish-kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa thotë se presidentja dhe kryeministri kanë përgjegjësi të mbrojnë interesat e Kosovës dhe partneritetin me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Mustafa thotë se, përgjegjësia që kanë Kurti dhe Osmani nuk realizohet duke kritikuar të tjerët, por sipas tij ata duhet të ofrojnë zgjidhje.

“Tani është përgjegjësi e Kurtit si dhe e Osmanit që të mbrojnë interesin e Kosovës dhe partneritetinn me SHBA-të. Kjo përgjegjësi nuk realizohet duke kritikuar tjerët por duke ofruar zgjidhje. Ndërkaq asnjë zgjidhje nuk është e lehtë”, tha Mustafa për Blic.

Kujtojmë se, gjatë ditës së djeshme kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në një intervistë për të përditshmen austriake “Der Standard”, është pyetur sërish për themelimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë serbe.

Kreu i ekzekutivit kosovar ka deklaruar se Kushtetuta e Kosovës nuk lejon formimin e Asociacionit mbi baza etnike. Këtu ai ka cituar paragrafin e parë të Planit të Ahtisarit ku thuhet se “Kosova duhet të jetë shoqëri multietnike”.

“Pra, mund të kërkohet bashkim përgjatë maleve të Rugovës apo maleve të Sharrit, por ai nuk duhet të bazohet në identitet kombëtar”, ka thënë Kurti duke shtuar se pyet veten pse marrëveshja e Ahtisarit nuk duhet të jetë e mjaftueshme pasi ajo mbron shumë të drejta të serbëve në Kosovë.

“Kur bëhet fjalë për Asociacionin e Komunave Serbe, dua t’i referohem edhe Bosnje-Hercegovinës. Më 26 prill 1991, 14 komuna me shumicë serbe atje u bashkuan dhe themeluan një shoqatë; më 9 janar 1992 shpallën pavarësinë dhe më 28 shkurt 1992 miratuan kushtetutën, më 14 shkurt 1992”.

Exit mobile version