-1.3 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Buy now

spot_img

Mustafa kërkon përkrahje “më të vendosur” të BE-së

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, priti në takim drejtoreshën për Ballkanin Perëndimor në Drejtorinë e Përgjithshme për Fqinjësi dhe Negociata të Zgjerimit të Komisionit Evropian, Genoveva Ruiz Calavera.

Në këtë takim, Mustafa foli për avancimin e rrugës integruese evropiane të Kosovës dhe progresin që po arrihet në shumë fusha brenda vendit.

Po ashtu, u bisedua për përgatitjet lidhur me mbajtjen e Samitit të Triestes, për Agjendën e Reformave Evropiane, për reformën e administratës publike si dhe proceset që lidhen me zbatimin e MSA-së, zhvillimin ekonomik, fuqizimin e shtetit të së drejtës, njofton Zyra e Kryeministrit.

“Republika e Kosovës është e përkushtuar në rrugën e saj eurointegruese dhe në vazhdimin e proceseve evropiane që lidhen me rajonin. Në këtë rrugë, presim përkrahje më të madhe dhe më të vendosur të BE-së”, tha kryeministri Mustafa, duke e falënderuar znj. Calavera të përkrahjen e deritashme të BE-së për proceset në Kosovë.

Në anën tjetër, Genoveva Ruiz Calavera, vlerësoi progresin në Kosovë, duke shprehur mbështetje të mëtejme të Komisionit Evropian për proceset dhe reformat evropiane në Kosovë, thuhet në njoftimin e qeverisë./Insajderi.com

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img