3.4 C
Pristina
Wednesday, November 27, 2024

Buy now

spot_img

Mustafa kërkon mobilizimin e deputetëve të LDK-së për demarkacionin

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe njëherit kryeministër i vendit Isa Mustafa, po mban një takim me dyer të mbyllura me Kryesinë e LDK-së.Në këtë takim që po mbahet në një nga sallat e “Orionit” në Prishtinë, të pranishëm janë edhe disa kryetarë degësh dhe anëtarë të tjerë.
Sipas burimeve të Ekonomia Online Lidhja Demokratike e Kosovës po mban këtë takim pasi që Kryesia e Kuvendit vendosi që me datë 1 shtator të mbahet seanca plenare e radhës për ratifikimin e Demarkacionit me Malin e Zi.Mustafa në këtë takim kërkon mobilizimin e deputetëve të LDK-së për të votuar ratifikimin e marrëveshjes së Demarkacionit me malin e Zi.
Rikujtojmë se kryeministri Mustafa më 1 shtator do të paraqitet në dy interpelanca, sipas kërkesës së deputetëve të Vetëvendosjes, ndërkaq do të shqyrtohet Projektligji për ratifikimin e Marrëveshjes për Kufirin Shtetëror në mes të Republikës së Kosovës dhe Malit të Zi.

Interpelanca e kryeministrit të Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, sipas kërkesës së deputetit Visar Ymeri, i mbështetur edhe nga 7 deputetë nënshkrues, në lidhje me Kodin Telefonik Shtetëror të Republikës së Kosovës.
Në të njëjtën seancë është paraparë edhe interpelanca tjetër e kryeministrit Mustafa, sipas kërkesës së deputetit Ismajl Kurteshi, i mbështetur edhe nga 10 deputetë nënshkrues, në lidhje me situatën aktuale politike në pjesën veriore të Republikës së Kosovës.Në vazhdim do të shqyrtohet Projektligji për ratifikimin e Marrëveshjes për Kufirin Shtetëror në mes të Republikës së Kosovës dhe Malit të Zi.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img