Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, ka zhvilluar takimin e radhës me përfaqësuesit e dikastereve qeveritare dhe institucioneve ndërkombëtare të përfshira në procesin e përgatitjes për fillimin e aplikimit të sistemit publik të sigurimeve shëndetësore.
Në takim, ishin të pranishëm ambasadori i Zvicrës, e ngarkuara me punë në Ambasadën e Luksemburgut, përfaqësuesit e Bankës Botërore, dhe ministrat e Shëndetësisë, i Administratës Publike, i Punës e Mirëqenies Sociale, si dhe përfaqësuesit e mekanizmave tjerë kompetent shtetëror.
Gjatë takimit, siç thuhet në një kumtesë për media “u shkëmbyen informatat për përgatitjet e deritashme për fillimin a implementimit të Ligjit të Sigurimeve Shëndetësore”.
Kryeministri Mustafa ka “ritheksuar kërkesën për angazhim maksimal që ky proces të jetë sa më i kompletuar në të gjitha dimensionet, si dhe afate konkrete për përmbushjen e obligimeve, duke pas parasysh rëndësinë që ka për shëndetësinë në Kosovë”.