1.7 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Buy now

spot_img

Mustafa iu del në ndihmë bujqve – produktet e tyre do të shiten nëpër markete

Ministri në detyrë i Bujqësisë, Besian Mustafa, ka njoftuar se ka marrë përgjigje pozitive nga rrjeti i shitjes me pakicë Meridian Express, për t’iu blerë bujqve, produktet.

Kjo, pasi vendi ka hyrë ne situatë emergjente dhe kjo ka stagnuar shitjen e tyre.

“Jam në kontakt të vazhdueshëm me rrjetet e marketeve për të ju gjetur zgjidhje bujqve të shesin produktet e tyre, pasi që janë mbyllur tregjet si rezultat i gjendjes emergjente të shkaktuar nga COVID-19.

Sapo u njoftova për përgjigjen pozitive nga rrjeti i shitjes me pakicë Meridian Express të cilët, në përkrahje të bujqve kosovar dhe prodhimeve vendore, nga nesër do të ofrojnë sallatë të gjelbër të prodhuar në vend”, ka thënë Mustafa.

Ai ka premtuar se do të mundësojë dhe shitjet e tjera të produkteve vendore nëpër dyqane ushqimore.

“Do të vazhdoj të koordinoj më shumë rrjete të shitjes me më shumë bujq që t’u ofrojmë familjeve tona më shumë produkte ushqimore të prodhuara nga toka jonë”, ka shkruar ai në Facebook.

 

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img