-4.6 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Buy now

spot_img

Mustafa ia kthen letrën Thaçit: Shpejt do të krijojmë shumicën parlamentare dhe propozoj kandidatin për Kryeministër

Lidhja Demokratike e Kosovës, ka bërë të ditur se kreu i kësaj partie, Isa Mustafa ka pranuar letër nga presidenti i vendit, Hashim Thaçi, për çështjen e mandatarit.

Kështu bën të  ditur LDK përmes një komunikate për medie, ku thuhet se Mustafa i është përgjigjur kësaj letre, duke e njoftuar Thaçin me angazhimet e tyre.

“Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, z. Isa Mustafa, sot ka pranuar letrën e dytë nga Presidenti i Republikës së Kosovës, z. Hashim Thaçi, lidhur me pëpjekjet për formimin e shumicës parlamentare dhe krijimin e qeverisë së re”, thuhet në komunikatë.

Në këtë komunikatë bëhet e ditur se Mustafa, i ka thënë Thaçi se në një të ardhme shumë të afërtë do të propozojnë edhe kandidatin për kryeministër.

“Kryetari i LDK-së, Dr. Isa Mustafa, ia ka kthyer letrën duke e njoftuar për angazhimet dhe takimet intenzive të LDK-së, për të krijuar shumicën parlamentare, si dhe ka siguruar Presidentin se në një të ardhme shumë të afërt do të krijoj shumicën parlamentare dhe propozoj kandidatin për Kryeministër të Kosovës”, thuhet tutje në komunikatë.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img