6.8 C
Pristina
Sunday, November 17, 2024

Buy now

spot_img

Mustafa i reagon ashpër VV-së, pas sulmit të nënës Ruke: Trurë shpërlarë, idiotë…!

Lideri i LDK-së, Isa Mustafa ka reaguar pas deklaratës së deputetes së Lëvizjes Vetëvendosje, Fitore Pacolli e cila foli për nënën e ish-kryeministrit, Ramush Haradinaj duke thënë se ajo ishte shëruar jashtë vendit, ku nuk la pa përmendur edhe vetë Mustafën për shërim jashtë vendit.

Pas kësaj, i pari i LDK-së tha se kjo është logjikë fashiste ku edhe të të sëmurët s’guxojnë të shërohen ku ata kanë nevojë, por aty ku diktojnë trurët e shpërlarë.

Mustafa tha se të përgojosh nanën Rukë, është turpi i turpit dhe se është kulmi i idiotësisë individuale e kolektive, i mungesës minimale familjare dhe e traditës kombëtare, transmeton Indeksonline.

Postimi i plotë:

Logjikë fashiste!

Edhe të sëmurët s’guxojnë të shërohen ku ata kanë nevojë, por aty ku diktojnë trurët e shpërlarë. Të përgojosh nanën Rukë, nënën e dëshmorëve e të luftëtarëve të gjallë të lirisë është turpi i turpit. Është kulmi i idiotësisë individuale e kolektive, i mungesës së edukatës minimale familjare dhe e traditës kombëtare.

Sa pë shërimin tim në vend dhe jashtë vendit, e vërteta është se nuk i kam pyetur ata që më gjuajtën me mollotov, me gaz lotësjellës, me sprej syve; që tentuan atentate me iriqë të hekurt, që gjuanin me bomba shtëpitë dhe institucionet shtetërore. Sepse i gjallë je i tepërt për logjikën e tyre. IM

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img