Site icon PrishtinaPress

Mustafa i përgjigjet Hoxhajt: Po gënjen, Asociacionin e nënshkroi Hashim Thaçi, jo unë

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa ka reaguar ndaj Enver Hoxhajt, pas deklarimeve të këtij të fundit rreth asociacionit të komunave serbe.

Hoxhaj tha se marrëveshja për themelimin e asociacionit është bërë nga Isa Mustafa.

E kjo ka zgjuar reagimin e shpejtë të kreut të LDK-së, duke thënë se një gjë e tillë është absolutisht e pavërtetë.

“E kam instaluar dhe fuqizuar rolin e Gjykatës kushtetuese, si arbitër përfundimtar. Por, të thuhet se unë e kam bërë marrëveshjen në vitin 2015 për themelimin e Asociacionit, kur për të është vendosur në vitin 2013, është e pavërtetë absolute. Pse vazhdon avazin e gënjeshtrave Enver Hoxhaj, ai e di. Por me rrenë nuk i bënë mirë as partisë së tij e lere më Kosovës”, ka shkruar Mustafa në Facebook.

Postimi i plotë:

Është profesor universitar, deputet i Kuvendit të Republikës së Kosovës; një kohë ministër i jashtëm sa kam qenë unë Kryeministër.

Vendimi për themelimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe, është në Marrëveshjen e Parë, të cilën e ka negociuar dhe e ka nënshkruar Kryeministri i atëhershëm, z. Hashim Thaçi (jo Isa Mustafa siç gënjen Enveri). Marrëveshja është ratifikuar me Ligj, në vitin 2013, me 2/3 e Kuvendit dhe është bërë obligim ndërkombëtar.

Aktgjykimi i Gjykatës Kushtetuese thotë se Asociacioni do të themelohet ashtu siç është paraparë me Marrëveshjen e parë e ratifikuar nga Kuvendi dhe e shpallur nga Presidentja e Republikës së Kosovës.

Unë kam nënshkruar një marrëveshje të parimeve të përgjithshme për implementimin e Marrëveshjes së Parë, si pjesë e zbatimit të Ligjit për ratifikimin e kësaj Marrëveshje.

E kam instaluar dhe fuqizuar rolin e Gjykatës kushtetuese, si arbitër përfundimtar. Por, të thuhet se unë e kam bërë marrëveshjen në vitin 2015 për themelimin e Asociacionit, kur për të është vendosur në vitin 2013, është e pavërtetë absolute. Pse vazhdon avazin e gënjeshtrave Enver Hoxhaj, ai e di. Por me rrenë nuk i bënë mirë as partisë së tij e lere më Kosovës. IM. 

Exit mobile version