-0.4 C
Pristina
Saturday, December 28, 2024

Buy now

spot_img

Mustafa i PDK-së: Zhvillimi ekonomik i Qeverisë Kurti fillon te Ura e Saradranit e përfundon te Ura e Badovcit

Anëtari i Kryesisë së PDK-së, Arben Mustafa, e ka dënuar deklaratën e shefit të KOSTT-it, Evetar Zeqiri, i cili ka thënë se mungesa e energjisë elektrike në Kosovë është si pasojë e zhvillimit ekonomik.

Ai ka vlerësuar se një gjë e tillë është tallje me qytetarët e Kosovës.

Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se zhvillimi ekonomik i kësaj Qeverie fillon te Ura e Saradranit e përfundon te Ura e Badovcit.

“Sot, Ministrja e Ekonomisë dhe Kryeshefi i KOST-it, që mbajnë përgjegjësinë kryesore për sigurimin e furnizimit me energji elektrike për qytetarët, kanë bërë një tjetër tallje me popullin. Kosova është në TERR, ndërkohë që ata po flasin për “zhvillim ekonomik”. Cili është ky zhvillim? Ku janë projektet e qeverisë? Qysh i ka punët sektori privat? Zhvillimi ekonomik i kësaj Qeverie fillon te Ura e Saradranit e përfundon te Ura e Badovcit. Kosova është në terr, por jo vetëm nga energjia elektrike, por edhe nga ky lloj qeverisjeje që e ka lënë popullin në varfëri”, ka shkruar Mustafa.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img