Site icon PrishtinaPress

Mustafa i PDK-së e quan qesharake mburrjen e VV-së për “zvogëlim të normës së inflacionit”

Koordinatori për Financa në Kabinetin e Qeverisjes së Mirë të PDK-së, Arben Mustafa, e ka cilësuar si qesharake krenimin e qeverisë me situatën e muajve të fundit sa i përket inflacionit.

“Kur inflacioni arrinte norma dyshifrore këta arsyetoheshin se kjo është jashtë mundësisë së tyre për të bërë diçka, ndërsa tani zvogëlimin e normës së inflacionit po dojnë në mënyrë të çuditshme t’ia atribuojnë vetes. Megjithatë, mos të harrojmë se zvogëlimi i normës së inflacionit nuk nënkupton rënie të çmimeve, por ngadalësim të ritmit të rritjes së mëtejme të nivelit të përgjithshëm të çmimeve”, ka shkruar Mustafa.

Ai ka thënë se deri më tani shumë prej çmimeve të produkteve bazë janë ngritur në vlera dyshifrore.

“Për shembull, krahasuar me qershor 2022, çmimet e perimeve janë rritur për 22.5%, pemët 11,5%, qumështi, djathi dhe vezët 10.8% e kështu me radhë”.

Ka qenë kryeministri Albin Kurti që ka deklaruar së fundmi se niveli i inflacionit ka rënë në 2.8 përqind.

Exit mobile version