5.4 C
Pristina
Wednesday, October 2, 2024

Buy now

spot_img

Mustafa i ofenduar për ushtrinë. Por, a do ta mbështesë Thaçin në Parlament?

Isa Mustafa s’e ka thënë asnjë fjalë prej kur doli në mbrojtje të Haki Demollit lidhur me një Letër që u publikua lidhur me qëndrimin e amerikanëve se ushtria nuk duhet të bëhet përmes ndryshimeve ligjore. Mustafa e ka përdorë LDK’në për t’i kthyer përgjigje akuzave të Presidentit lidhur me pengesat që ishin bërë në vitin 2014 për themelimin e ushtrisë. Nuk dihet ende nëse të gjithë deputetët e LDK’së do t’ia japin votën nismës së Presidentit për ta bërë FSK’në ushtria pa i pyetur ndërkombëtarët.

“Me rastin e 8 Marsit, u mblodhëm sot në zyrën time me disa…”, kjo është pjesa e fjalisë së Kryeministrit Isa Mustafa në FB, e shkruar më 8 mars, të këtij viti, tri ditë pasi Presidenti Hashim Thaçi nisi fushatën për ndryshimin e Ligjit të FSK’së.

Kanë kaluar katër ditë dhe Shefi i Qeverisë s’e ka thënë asnjë fjalë më për ushtrisë dhe as për akuzat e Presidentit se ishte LDK’ja njëra prej partive që bllokoi  themelimin e ushtrisë më 2014.

Edhe pse s’ka folur vetë për Ushtrinë dhe akuzat e Presidentit, Isa Mustafa ka përdorur komunikatat e Qeverisë dhe të LDK’së për t’i kthyer përgjigje Shefit të Shtetit.

Në një komunikatë të datës 9 mars, Qeveria kishte njoftuar se Isa Mustafa është njoftuar për themelimin e Ushtrisë më 5 mars, pak para se Presidenti të mbante fjalim në Epopenë e UÇK’së.

“Për propozimin e këtij Projektligji, Kryeministri është njoftuar nga Presidenti më datë 5 mars, para se ai ta bënte publike këtë iniciativë në fjalimin e tij në Kazermën “Adem Jashari”, me rastin e Epopesë së UÇK-së”, shkruan në përgjigjen

Ndërkohë, LDK, në një komunikatë, kishte reaguar ndaj deklarimeve të Thaçit se Partia e Mustafës ishte njëra prej pengesave se pse në vitin 2014 nuk ishte themeluar Ushtria e Kosovës nëpërmjet ndryshimeve Kushtetuese.

“LDK konsideron se po manipulohet rëndë se gjoja ishte kjo parti që pengoi të themelohet FAK…”, thuhet në reagimin e LDK’së ndaj deklaratave të Presidentit. Pavarësisht, se as në reagim nuk ia kishin përmendur emrin Thaçit.

Sidoqoftë, Mustafa kishte folur për ushtrinë, kur ishte publikuar një letër e Ministrit të FSK’ë, Haki Demolli lidhur me qëndrimin e amerikanëve se s’bën të themelohet ushtria pa u bërë ndryshimet Kushteturse.

“Ministri i FSK-së, z. Haki Demolli ka qenë dhe është për transformimin e FSK-së në ushtri. I konsideroj të papranueshme, të papërgjegjshme dhe tendencioze sulmet e tilla ndaj ministrit Demolli si dhe nxjerrjen e letrave zyrtare në opinion për efekte politike”, kishte shkruar Kryeministri, në një postim në Facebook.

Sidoqoftë, Presidenti i Kosovës ka dërguar Projekligjin për FSK’në te Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli që është edhe Kryetar i PDK’së. Pastaj Ligji është shqyrtuar në Kryesinë e Kuvendit dhe i njëjti është dërguar në Qeveri.

Ende nuk dihet nëse deputetët e LDK’së do të mbështesin nismën e Presidentit, ndërkohë, që disa prej tyre kanë thënë se Thaçi ka bërë keq pse s’është koordinuar me amerikanët për ushtrinë.

Sidoqoftë, Kryeministri Mustafa që është edhe Kryetar i LDK’së, ka thënë se themelimi i ushtrisë s’po bëhet nga një parti politike.

“Ushtria e Kosovës nuk është dhe nuk do të jetë partiake”, ka thënë Mustafa.

Presidenti Hashim Thaçi, më 5 mars, bëri publike nismën e tij se do t’i propozojë Parlamentit ndryshimin e Ligjit të FSK’së përmes të cilit kësaj force do t’i jepen kompetenca ushtarake pa ia ndryshuar emrin.

Zyrtarët amerikanë kanë përkrahur themelimin e Ushtrisë së Kosovës, mirëpo, kanë kërkuar që kjo të bëhet përmes ndryshimeve Kushtetuese, ku do të duhej 2/3 e votave të deputetëve të shumicës dhe pakicës.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img