Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Besian Mustafa, tha se është fatkeqësi që partia në pushtet refuzon të diskutojë dhe debatojë tema të rëndësishme.
“Rezolutetat e Kuvendit të Kosovës i dërgojnë një mesazh të qartë qeverisë për vullnetin politik të deputetëve që përfaqsojnë qytetarët që i kanë votuar dhe fatkeqësisht partia në pushtet refuzon që të diskutojë dhe të debatojë për këto tema të rëndësishme”, tha Mustafa.
Tutje, ai tha se në këto tre vjet të qeverisjes së Lëvizjes Vetëvendosje investimet kapitale ose realizimi i tyre krahas buxhetit të planifikuar është minimal.
Inflacioni dhe mungesa e fuqisë punëtore tek sektori privat e që po paralajmërohet nga vet sektori që do të përkeqësohet pas liberalizimit të vizave, krijon presion të shtuar tek sektori publik një pjesë e mirë kemi qindra e qindra shërbyes civil që po largohen vullnetarisht nga shërbimi civil si rezultat i kushteve gjithnjë e më të dobëta sidomos krahasuar me sektorin privat”, shtoi ai në seancën e jashtëzakonshme të Kuvendit të Kosovës.
Mustafa ka edhe një ide që do të mund ta zgjidhte këtë situatë në Kosovë.
Zgjidhja më e pakët më e vogël që duhej të bënte dhe të ofronte qytetarëve të Kosovës zyrtarëve publik të këtij shteti kjo qeveri do të ishte një ngritje e koeficientit që ata të mund të përballonin edhe rritjen e çmimeve edhe moszhvillim ekonomik që po vie”.