1.4 C
Pristina
Friday, November 15, 2024

Buy now

spot_img

Mustafa: I kemi plotësuar kushtet për vizat, ka mbetur vetëm Demarkacioni

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa gjatë mbledhjes së qeverisë ka thënë se Kosova ka përmbushur të gjitha kriteret e nevojshme për liberalizmin e vizave, përveç ratifikimit të projektligjit të Demarkacionit me Malin e Zi.
Mustafa tha se së bashku me komisionerin e Bashkimit Evropian, Johannes Hahn, kanë lansuar agjendën evropiane.
“Kemi konstatuar se Kosova ka përmbushur të gjitha kushtet për liberalizim të vizave, ka mbet vetëm demarkacioni. Kemi konstatuar që qeveria ka përmbushur të gjitha detyrimet e saj sa i përket kësaj çështje”, ka thënë Mustafa.
Ai tha se  raporti i Progresit për Kosovën ishte pozitiv në disa fusha me rendësi, si lufta kundër krimit e korrupsionit.
“Na gëzon fakti që është dhënë një vlerësim i mire sa i përket shtetit ligjor dhe luftën kundër krimit dhe korrupsionit”, tha Mustafa.
Mustafa tha se zgjedhjet nuk mund të lidhen asnjëherë me demarkacionin, duke shtuar se koalicioni qeverisës po bënë punë të shkëlqyer.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img