4.4 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Buy now

spot_img

Mustafa i gëzohet njohjes nga Surinami, fton partitë të lënë anash agjendat partiake

Kryeministri i Kosovës Isa Mustafa ka thënë se njohja e pavarësisë së Kosovës nga ana e Surinamit është një lajm i mirë për vendin

Me këtë rast ai ka ftuar partitë opozitare të lënë anash agjendat partiake, për t’i hapur udhë liberalizmit të vizave dhe themelimit të Forcave të Armatosura të Kosovës
Ja deklarata e plotë e Kryeministrit:
Të dashur miq,
Sapo mora lajmin që Republika e Kosovës sot është njohur nga Republika e Surinames.
Ky lajm i mirë, vjen pikërisht në ditën kur Kosova shënon gjashtë vjetorin e vendimit të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë, sipas të cilit, shpallja e Pavarësisë së Kosovës nuk e ka shkelur të drejtën ndërkombëtare.
Ky vendim i dha një mbështetje të fuqishme shtetësisë dhe subjektivitetit ndërkombëtar të Kosovës si dhe konfirmoi legjitimitetin dhe të drejtën e popullit të Kosovës për shtet të pavarur dhe sovran.
Republika e Kosovës tashmë është njohur nga 112 shtete të botës.
Me përkushtimin maksimal të qytetarëve dhe institucioneve të saj, si dhe me përkrahjen e vazhdueshme të partnerëve ndërkombëtarë në krye me SHBA-të, Kosova po bën hapa të mëdhenj në zhvillimin ekonomik, në proceset integruese euroatlantike dhe në fuqizimin e shtetit ligjor.
E ardhmja e Kosovës është anëtarësia në Kombet e Bashkuara, në NATO dhe në gjirin e familjes evropiane.
Andaj, ftoj të gjitha subjektet politike që të lenë anash agjendat partiake dhe të jenë pjesë e proceseve që forcojnë sovranitetin e shtetit, i hapin udhë liberalizmit të vizave dhe proceseve tjera integruese si dhe krijojnë mundësi për themelimin e Forcave të Armatosura të Kosovës.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img