1 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Buy now

spot_img

Mustafa-Gjuriqit: E keni të kot, s’mund ta riktheni çështjen e Trepçës! (Foto)

Kryetari i Komisionit për Zhvillim Ekonomik,Infrastrukturë, Tregti dhe Industri, Muhamet Mustafa i është kundërpërgjigjur Qeverisë së Serbisë për dërguarjen e “Trepçës” në Arbitrazh.
Këto komente të deputetit të LDK-së vijnë pas deklaratave të Drejtorit të ashtuquajturës Zyre për Kosovën, Marko Gjuriq i cili shprehu pakënaqësi për aprovimin e ligjit për gjigantin metalurgjik, i bërë në seancën e kaluar.
Mustafa, në një prononcim për ‘Indeksonline’, ka thënë se në arbitrazh mund të dërgohet vetëm diçka që është objekt i negociatave.
Sipas tij, Trepça është e panegociuar nuk ka asnjë bazë ligjore që Serbia me negociu me këtë çështje.
“Dërgimi në Këshillin e Sigurimit është vetëm një bllof. Nuk ka mundësi OKB-ja të intereferohet në Trepçë”, ka thënë ai.
Më tej, deputeti i LDK-së thotë se pasuria që ndodhet brenda shtetit tonë nuk mund të cenohet nga askush.
“Kjo është pasuri e Kosovës, brenda territorit kufijve tonë. E tërë pasuria që gjendet brenda territorin tonë i takojnë popullit të Kosovës”, është shorehur ai.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img