0.3 C
Pristina
Friday, December 27, 2024

Buy now

spot_img

Mustafa flet për përballjen me COVID-19: Është sëmundje që nuk ka rregulla, të heqim dorë nga ahengjet e dasmat

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa ka thënë se është i shqetësuar me rritjen e rasteve me COVID-19 në Kosovë.

Mustafa ka thënë se ai e ka përjetuar këto ditë coronavirusin prandaj bën apel për kujdes maksimal.

“Më brengosi sot numri i të infektuarve prej 276 me Covid-19. E përjetova këto ditë Covidin dhe e shoh për obligim të apeloj për kujdes maksimal. Është një sëmundje atipike, që s’ka rregulla dhe standarde shërimi. Të heqim dorë nga ahengjet, dasmat në masë, lëvizjet për pushime e rekreacion, protestat e tubimet, sepse po e shtojmë rrezikun e përhapjes së virusit”, ka shkruar Mustafa.

Kreu i LDK-së, ka thënë se qytetarët duhet të kujdesen për vetën.

“Mos të presim që Qeveria, Ministria e shëndetësisë, institucionet Shëndetësisë, policia, inspektorët mund të na mbrojnë nga kjo pandemi, në qoftë se nuk respektojmë rend dhe rregulla. As vendet më të fuqishme nuk po e arrijmë këtë. Ne duhet të bëhemi policë të vetëvetes, mjekë të vetëvetes.  Mund të mbrohemi vet, nëse tregojmë kujdes dhe respektojmë rekomandimet e institucioneve shëndetësore dhe rregullat e Qeverisë”, thotë ai.

Më tej, ai ka treguar për përballjen e tij me virusin.

“Unë u trajtova në shtëpi, respektova dhe po respektoj në mënyre absolute rekomandimet dhe udhëzimet e mjekëve tanë. Nuk ishte e lehtë.  Është kjo luftë për të shpëtuar jetën tonë dhe të tjerëve. Duhet gjithë ne të vetëdijesohemi se nëse nuk e marrim seriozisht këtë pandemi atëherë neglizhojmë jetën tonë dhe të atyre me të cilët komunikojmë”.

Mustafa ka kërkuar nga institucionet shëndetësore të japin sa më shumë informata për qytetarë se si të mbrohen nga virusi.

“Apeloj qe institucionet shëndetësore të japin sa më shumë informata për qytetarët, që mediat ta kenë prioritet absolut mbrojtjen nga Covid-19 dhe që gjithë ne të mos bëjmë luftë politike por të ndërtojmë kulturë dhe ndërgjegje të respektimit të masave.  Të ndihmojmë dhe të përkrahim punonjësit shëndetësorë dhe SHSKUK që të organizojë hapësirë për të sëmurit në tërë Kosovën. Të ndajmë edhe euron e fundit për shëndetin”.

Ndryshe, tash e disa javë Mustafa është në vetizolim për shkak të infektimit me COVID-19, gjendja e tij shëndetësore është stabile.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img