Lideri i LDK-së, Isa Mustafa ka reaguar lidhur me deklaratën e kryeministrit Ramush Haradinaj, ku tha se është habitur me LDK-në, Thaçin, Veselin e Limajn që sipas tij shpejtë kanë pranuar kushtet e Serbisë.
Tutje Haradinaj tha se habitet edhe me ish-kryeministrin Mustafa, me presidentin Thaçi e me të tjerët.
E lidhur me këtë Mustafa tha se deklarata e sotme e Haradinajt me të cilën atë dhe LDK-në i fut në një kazan me Thaçin e Veselin dhe në korrelacion me Serbinë, është jokorrekte.
Tutje Mustafa shtoi se edhe po deshi kryeministri Haradinaj, ai nuk bëhet bashkë me Thaçin e Veselin.
Mustafa tha se madje nuk bëhet bashkë as me Haradinajn në mënyrën e të qeverisurit të tij.
I pari i LDK-së shtoi se partia e tij do të kultivojë miqësi të përhershme me SHBA-të.
Postimi i plotë:
Deklarata e sotme e Kryeministrit Haradinaj me të cilën mua dhe LDK-në i fut ne nje kazan me z. Thaçin, z. Veselin e tjerë dhe në korelacion me Serbinë, është jokorrekte, e pasaktë dhe përngjan në fushatë.
Edhe po deshi Kryeministri Haradinaj, nuk behem bashk me Thaçin dhe Veselin. Nuk bëhem bashk as me z. Haradinaj me mënyrën e të qeverisurit të tij!
Qendrimet e LDK-së janë të qarta, nuk pranojmë dialog për kufijtë, për territorin dhe për shtetësinë e shpallur më 17 shkurt 2008.
Taksën e ka sjellë Qeveria me direktiva të z. Veseli: ju e keni bërë, ju vendosni çfarë të bëni me te. Ju jeni koalicioni qeverisës, LDK është opozita juaj. Jeni në pushtet dhe mos e luani rolin e viktimës.
LDK do të kultivojë miqësi të përhershme me SHBA-të. Për këtë nuk e pyesim askënd.