1.4 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Buy now

spot_img

Mustafa: E vetmja ‘arritje’ e Qeverisë Kurti këto dy vjet është rritja e faturave të rrymës

Deputeti i LDK-së, Besian Mustafa, ka komentuar dy vjet qeverisje të kryeministrit Albin Kurti.

Mustafa të vetëm “rritje” që qytetarët e Kosovës e kanë përjetuar gjatë dy viteve të fundit, e sheh rritjen e faturave, shkruan gazeta online Reporteri.net.

“Të vetmen rritje që kanë përjetuar kosovarët është rritja e faturave”, deklaroi ai në T7.

Teksa foli edhe për premtimet e Qeverisë Kurti për hapjen e më shumë vendeve të punës për të rinjtë, Mustafa kërkoi që të tregojnë se sa të rinj e kanë lëshuar vendin nga mosmbajtja e këtij premtimi.

“Duhet të tregojnë edhe sa mijëra të rinj e kanë lëshuar Kosovën në mungesë të mundësive të punësimit”, ka shtuar deputeti i LDK-së.

Tutje, deputeti opozitar tha se duhet gjetur një zgjidhje që edhe qytetarëve që jetojnë në veri të Kosovës t’u dërgohen fatura për shpenzimet energjetike.

“Ajo që duhet të ndodhë, duhet që ajo pjesë e banorëve të qytetarëve, duhet gjetur një formë për t’iu dërguar faturat për energjinë që e konsumojnë”, ka thënë Mustafa.

“Ne po vazhdojmë t’ua mbulojmë shpenzimet. Por qeveria të tregohet transparente”, shtoi deputeti i LDK-së. /Reporteri.net/.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img