0.3 C
Pristina
Friday, December 27, 2024

Buy now

spot_img

Mustafa e Sejdiu nuk shkojnë në konventën e LDK-së, Gashi: Kanë pasur ftesë që të vijnë

Isa Mustafa dhe Fatmir Sejdiu, të dy ish-kryetarë të Lidhjes Demokratike të Kosovës, s’kanë shkuar në konventën e kësaj partie, që u mbajtë sot.

Për mungesën e dy ish kryetarëve ka folur shefi i deputetëve të LDK’së, Arben Gashi.

Ai i tha se Mustafa dhe Sejdiu kanë pasur ftesë që të marrin pjesë në konventë.

“Zotëri Mustafa dhe Sejdiu janë njerëz të nderuar të LDK-së dhe kanë pasur ftesë të vijnë”, tha Gashi derisa u pyet për mungesën e tyre në këtë konventë.

Ai ka folur edhe për pjesën e parë të Konventës së kësaj partie, e cila do të mbahet për dy ditë më radhë.

Tha se me panelistët e LDK’së kanë diskutuar për tema të ndryshme, duke vlerësuar gjendjen në të cilën ndodhet LDK-ja dhe Kosova.

“Sot po mbajmë Konventën e partisë ku po diskutojmë për tema të ndryshme dhe po vlerësojmë gjendjen ku është LDK-ja dhe Kosova. Paneli i parë ishte për temë të djathtës dhe diskutuam alternativat e saj. Ne u dakorduam me penalistë se LDK-ja e sotme është trashëgimtare e dinjitetshme. Duhet ta ridefinojmë strukturën dhe programin. Bashkërisht do të punojmë me grupe ekspertesh”, ka deklaruar Gashi.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img