7.7 C
Pristina
Saturday, March 29, 2025

Buy now

spot_img

Mustafa e quan “përrallë” videon për sukseset e qeverisjes së LVV-së

Besian Mustafa i Lidhjes Demokratike të Kosovës ka reaguar ndaj një videoje të Lëvizjes Vetëvendosje e cila krenohet me arritjet e Qeverisë Kurti në mandatin 4 vjeçar.

Mustafa thotë se LVV me këtë video tregon përralla.

“Tash që rritet çmimi i rrymës për herën e tretë gjatë kësaj qeverie e çmimet e produkteve ushqimore kanë shpërthyer, VV del me një video ku tregon përralla për “sukseset” e saj. “Hedhju një grusht hi syve, i hajnë rrenat këta, qy!”, shkruan Mustafa.

Në këtë video, VV-ja krenohet me luftën kundër korrupsionit, vizat, sovranitetin në veri.

“Qeveria Kurti është qeveria e parë në historinë tonë politike që realizon një mandat të plotë. Ky mandat katërvjeçar u shënua nga suksese të rëndësishme dhe sfida të mëdha. Katër vite për Republikën, katër vite që i dhanë shtetit themel të fuqishëm dhe qytetarëve dinjitet”, thotë LVV.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img