-4.9 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Buy now

spot_img

Mustafa e quan “dirigjente” Mihalin: Figurat më të larta të VV-së janë më të korruptuara në Kosovë

Besian Mustafa, deputet i LDK-së, ka reaguar në lidhje me intervistimin e Dejona Mihalit, koordinatore e Komiteteve në LVV, e cila u intervistua në cilësinë e dëshmitares nga ana e Prokurorisë Speciale.

Në një prononcim për Express, Mustafa tha se tashmë është e qartë që figurat më të larta të VV-së “janë dhe më të korruptuarat në Kosovë”.

“Tashmë është e qartë që figurat më të larta të LVV-së, qofshin ato publike apo ato prapa skenës, janë dhe më të korruptuarat në Kosovë! Intervistimi sot i dirigjentes së LVV-së, Dejona Mihalit nga organet e rendit dhe ligjit po shqyen fijet e fundit të propagandës dhe mashtrimit të atyre që erdhën në pushtet kinse për të luftuar korrupsionin. Lufta e tyre tanimë është e qartë: është radha e tyre për të vjedhur, për t’ju dhënë dostave tenderë njëburimorë, për të blerë energji elektrike përmes bashkëpunëtorëve të Serbisë”, tha Mustafa.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img