Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa dhe homologu i Malit të Zi, Dushko Markoviq kanë zgjedhur Shkodrën për një takim pa praninë e gazetarëve, njofton Klan Kosova.
Nga burime të besueshme të stafit pranë kryeministrit Mustafa mësohet se tema e diskutimit është çështja e demarkacionit të kufirit mes Kosovës dhe Malit te Zi.
Nuk dihet nëse Markoviq do i qëndroj kërkesave të tij të mëparshme apo do ketë lëshime në këtë kërkesë.
Nga ana tjetër Isa Mustafa mësohet se do kërkoj të rishikoj qëndrimin e Kosovës në lidhje me këtë çështje.
Takimi po zhvillohet me dyer të mbyllura.