Site icon PrishtinaPress

Mustafa e Apostolova bisedojnë për përbërjen e Qeverisë së re

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa ka pritur sot në takim Përfaqësuesen e Posaçme të BE-së dhe Shefe e Zyrës së BE-së në Kosovë, Nataliya Apostolova, me të cilën ka biseduar për procesin e zgjedhjeve parlamentare të 6 tetorit, situatën aktuale politike në Kosovë dhe për përbërjen e Qeverisë së re.

Sipas njoftimit të LDK-së, Mustafa e ka njoftuar Apostolovën për qëndrimet e LDK-së mbi temat kyçe politike në vend dhe për vazhdimin e takimeve të grupeve punuese të LDK-së me ato të LVV-së për përafrimin e programeve të të dy partive drejt një programi të përbashkët qeverisës, transmeton Telegrafi.

Gjithashtu kryetari Mustafa e falënderoi BE-në për mbështetjen e vazhdueshme që i kanë dhënë Kosovës në të gjitha proceset shtetformuese.

Apostolova e ka inkurajuar LDK-në të vazhdojë të ketë rol konstruktiv në zhvillimin e vazhdueshëm të Kosovës.

Në takim ishin të pranishëm edhe nënkryetarët e LDK-së Agim Veliu e Lutfi Haziri, anëtari i Kryesisë dhe zëdhënësi, Besian Mustafa dhe anëtarja e Kryesisë, Vlora Dumoshi.

Exit mobile version