0.1 C
Pristina
Sunday, December 22, 2024

Buy now

spot_img

Mustafa do që ta destabilizojë vendin për të mbijetuar politikisht, thotë Berisha

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës vlerëson se përpjekja e kryeministrit Isa Mustafa që brenda këtij viti të ratifikojë marrëveshjen për demarkacion me Malin e Zi është përpjekje e tij për të destabilizuar vendin.

Anton Berisha, anëtar i Kryesisë së kësaj partie, ka thënë se kryeministri në vend të gjetjes se një konsensusi për këtë çështje, ai po vazhdon në mënyre të një anshme të provokoj situatën dhe të destabilizoj vendin.
Berisha ka thënë në Tribuna Channel se Mustafa, në vend të agjendës shtetërore, ka venë para vetes agjendën personale.
Sa i përket murit në veri, anëtari i AAK-së ka thënë se edhe kryeministri, por edhe ministrja për Dialog, Edita Tahiri, kanë qenë në dijeni për ndërtimin e këtij muri, sepse muri, sipas tij, ka qenë e pamundur të ndërtohet brenda natës.
Duke folur për vitin 2016, Berisha ka thënë se ka qenë një vit i tmerrshëm për qytetarët e Kosovës.
Kjo qeveri, sipas tij, ia ka humbur shpresat të gjitha shtresave shoqërore në Kosovë, duke shtuar se zgjedhjet e parakohshme duhet të ndodhin sa më shpejtë.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img