-1 C
Pristina
Sunday, December 29, 2024

Buy now

spot_img

Mustafa dështon në Bruksel, i kërkohet që demarkacioni të votohet në Kuvend

Kryeministri Isa Mustafa nuk ia ka dalë ta bind Komisionarin për Punë të Brendshme të BE’së Dimitris Avramopulos që të suspendohet kriteri i demarkacionit për vizat. Në vend të kësaj, Avramopoulos i ka kërkuar Mustafës që demarkacioni të nxirret në Kuvend për tu votuar.
Avramopoulos përgëzoi përparimin e bërë nga qeveria e Kosovës deri më tani, duke përfshirë edhe shënimet e rasteve të nivelit të lartë të krimit të organizuar dhe korrupsionit.

Të dy palët u pajtuan që ky progres duhet të jetë i qëndrueshëm dhe në veçanti që numri i dënimeve aktuale të rritet.

Komisioneri Avramopulos gjithashtu njohu përpjekjet që Kosova ka bërë për të ratifikuar marrëveshjen e ndarjes së kufirit me Malin e Zi dhe inkurajoi Kryeministrin Mustafa, dhe partitë politike që të vazhdojnë së shpejti me votën në Kuvend.

Ai shprehu mbështetjen e tij për Kosovën në fazat e fundit drejt liberalizimit të vizave, dhe ofroi të vizitojë Kosovën para verës.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img