0.8 C
Pristina
Friday, November 15, 2024

Buy now

spot_img

Mustafa demanton Shpend Ahmetin për tenderin e autobusëve

Halil Mustafa, drejtor në Ndërmarrjen Publike të Komunës së Prishtinës “Trafikut Urban”, ka pasur deklaratë tjetër nga kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti për fituesin e tenderit e autobusëve të rinj për “Trafikun urban”

Komuna e Prishtinës përkundër faktit se bënte shumë zhurmë rreth autobusëve të rinj për “Trafikun Urban”, fituesin e tenderit dëshiron që deri në momentin e fundit ta mbajë si ‘top sekret’. Fituesin nuk dëshiron ta tregoj as Ndërmarrja “Trafiku Urban”.
Para pakë ditësh, kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti deklaroi se “menjëherë pasi e ka aprovuar Kuvendi i Kosovës garancionin për kredinë e autobusëve në Prishtinë, është shpallur edhe fituesi i tenderit”.
Ai ka shtuar se Komuna po pret që fituesi ta dërgojë garancionin bankar dhe deri në fund të gushtit do të nënshkruhet kontrata.
Megjithëkëtë, zyrtarët komunalë të kontaktuar nga lajmi.net, kanë hezituar të tregojnë emrin e fituesit dhe çfarëdo informacioni që ka të bëjë me këtë tender.
Fituesin e tenderit nuk ka dashur ta bëjë publik as Halil Mustafa, drejtor në “Trafikun Urban”. Mustafa ka thënë që Banka për Rindërtim dhe Zhvillim akoma nuk i ka derdhë në llogari paratë e kredisë, dhe rrjedhimisht, sipas tij, deri sa kjo të mos ndodhë nuk mund të bëhet publik emri i kompanisë. Ndryshe, nga kryetari Ahmeti, Mustafa ka thënë që fituesi është shpallur para rreth një viti.
“Fituesi do të merret vesh deri në fund të javës, ose fillim të javës së ardhshme. Fituesi është përzgjedhur qysh para tetë mujave, por nuk e kemi bërë publike përderisa nuk nënshkruhet kontrata gjenerale me BERZH-in. Dhe ajo kontratë ende nuk është nënshkruar. Si ta nënshkruhet kjo kontratë, e bëjmë publike menjëherë. Pra, është anormale të themi se kjo kompani do të na i sjell autobusët, për derisa ende nuk i kemi paratë në llogari”, tha Mustafa për lajmi.net.
Kujtojmë që Kuvendi i Kosovës para pakë javëve e ka nënshkruar garancionin për kredinë e autobusëve në Prishtinë, ndërkohë që Komuna ka bërë njoftim për kontratë për furnizim me autobus pa i pasur mjetet e zotuara dhe rrjedhimisht është venë në pikëpyetje garanacioni i ofertave.
Emri i fituesit nuk është bërë publik as në ueb-faqen e Komunës së Prishtinës, apo në ueb faqen e prokurimit të BERZH-it, (www.ebrd.com) e cila është kredidhënës për këtë projekt.
Ditë më parë lajmi.net ka bërë publik emrat e ofertuesve dhe kompania me çmimin më të lirë është kompania “City Transport Group LTD”, me ofertën prej 4 milionë e 800 mijë euro Kompania “Albimi Higer”, ka pasur ofertë 4 milionë e 900 mijë euro. Ofertuesi me çmimin më të lartë është “Solaris Bus & Coaxh S. A.”, me 6 milion e 600 mijë euro. Kompania e katërt ofertuese është “Iveco Czech Republic, a.s.”, me vlerë prej 5 milion e 922 mijë euro.
Në komisionin vlerësues kanë marrë pjesë, nënkryetari i Komunës së Prishtinës, si kryesues i komisionit. Pastaj nga Komuna anëtarë kanë qenë Hebim Qorraj dhe Zeke Bardhaj, Kujtim Berbatovci nga “Trafiku Urban” si dhe Agim Dedaj nga “Solaris Bus&Coach S.A”.
Në ueb faqen e Komunës së Prishtinës në vitin e kaluar ishte publikuar ftesa për ofertim për “Blerjen e 30 autobusëve dizel me hyrje të ulët në përputhje me standardin EURO-VI”./Lajmi.net

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img