4.4 C
Pristina
Tuesday, April 8, 2025

Buy now

spot_img

Mustafa demanton Rizvanollin: Në 3 nga 4 vitet e kësaj qeverie kemi importin MË TË MADH të rrymës gjatë kësaj periudhe

Besian Mustafa, deputeti i zgjedhur i LDK-së, ka reaguar ashpër ndaj ministres së Ekonomisë, Artane Rizvanolli, përmes një postimi në Facebook, duke e akuzuar për manipulim të të dhënave lidhur me importin e energjisë elektrike.

Mustafa, duke iu referuar një grafiku të publikuar nga ministrja në detyrë, përmes së cilit ajo synon të dëshmojë se importi i rrymës nuk është rritur gjatë mandatit të kësaj qeverie. Por sipas deputetit të LDK-së, të dhënat e vetë grafikut e kundërshtojnë këtë pretendim.

“Sipas grafit të vet ministres në këto 9 vite:
– importi më i madh në sasi ka qenë në vitin 2021, viti i parë i kësaj qeverie, plot 1.52 TWh,
– importi i dytë më i madh 1.41 TWh ka qenë në 2023, prap gjatë kësaj qeverie,
– importi i tretë më i madh 1.37 TWh ka qenë në 2024, prap gjatë kësaj qeverie.
Pra, në 3 nga 4 vitet e kësaj qeverie kemi importin MË TË MADH të rrymës gjatë kësaj periudhe, e ministrja thotë se importi nuk është rritë. Qysh?!
” – ka shkruar Mustafa.

Ai vazhdon duke akuzuar ministren Rizvanolli për shmangie të përgjegjësisë dhe për përpjekje për të fajësuar të tjerët.

“Edhe për dështimet e kësaj qeverie ministrja tenton me fajësu’ gjithkend, brenda e jashtë Kosovës, veq veten jo. A ka harru që Nagipi i partisë së saj është arrestu për dallevere me tendera dhjetëra miliona euro a?! Me këtë logjikë po doni me arsyetu’ rritjen e çmimeve të rrymës a? Me këtë import të lartë e me çmime edhe më të larta, kush përfiton? Qytetarët dhe fabrikat jo. Përfitojnë veq tregtarët e rrymës si Martini e GEN-i.”

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img