0.7 C
Pristina
Saturday, December 28, 2024

Buy now

spot_img

Mustafa: Deklarata e 2 Korrikut, ngjarje e rëndësishme e shtetësisë së Kosovës

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa në përvjetorin e Deklaratës së 2 Korrikut, ka thënë se kjo shënon njërën ndër ngjarjet më të rëndësishme të shtetësisë së Kosovës.

“Deklarata e 2 korrikut të vitit 1990, shënon njërën ndër ngjarjet më të rëndësishme të shtetësisë së Kosovës. Ajo i hapi rrugë shkëputjes së Kosovës nga regjimi serb, dhe hapi rrugën e synimeve të popullit të Kosovës për liri, barazi e më së shumti për të drejtën natyrale për krijim të shtetit tonë. Pas tre dekadash u jemi mirënjohës delegatëve të kohës për guximin dhe vendosshmërinë që edhe në ato kohë të vështira me tytat e automatikut serb mbi krye, nuk u ndalen së kërkuari lirinë, e pavarësinë e vendit tonë”, ka thënë Mustafa.

Mustafa ka theksuar se Deklarata Kushtetuese e 2 Korrikut 1990, është gurë-themel i shtetësisë dhe Pavarësisë së Kosovës, andaj duhet ta kujtojmë përherë si faqe të ndritur për shtetin tonë.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img