Përkundër që në buxhetin për 2021 është përfshirë ndërtimi i autostradës së Dukagjinit, si duket ajo nuk do të ndodh.
Së paku kështu është shprehur kryetari i LDK-së, Isa Mustafa në një bisedë për Syri Kosovën.
Ai thotë se ky buxhet që është planifikuar nga qeveria Hoti nuk është i mjaftueshëm për ndërtimin e një autostrade siç është ajo e Dukagjinit.
“Në vitin 2021 Kosova nuk ka hapësirë buxhetore të ndërtojë autostrada të reja. Mund të bëjë përgatitje edhe për Autostradën e Dukagjinit, por duhet të shohim se sa na kushton, çfarë është kostoja oportune dhe çfarë është kost-benefiti për investime të tilla në të ardhmen”, tha ai.
LDK edhe në kohën e Qeverisë Kurti ishte kundër ndërtimit të kësaj autostrade, për me tepër e largoi nga planifikimi për ndarje të buxhetit për të.
E kur tash janë në koalicion me AAK-në, kjo autoudhë hyri sërish në projektbuxhet për vitin 2021.