-1.2 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Buy now

spot_img

Mustafa: Adem Demaçi, simbol i sakrificës dhe rezistencës për liri

Në dy vjetorin e vdekjes, kryetari i LDK-së, Isa Mustafa përkujton simbolin e rezistencës kosovare, Adem Demaçin.

Ai thotë se Demaçi ishte simbol i sakrificës dhe rezistencës për liri.

“Adem Demaçi ishte veprimtar i pathyeshëm i çështjes kombëtare. Me vullnet të pashembullt, sakrifikoi pjesën më të madhe të jetës së tij nëpër burgjet e regjimit okupator, në shërbim të kauzës kombëtare për liri. Ai mbetet sinonim i flijimit dhe sakrificës për atdhe, duke u dergjur burgjeve serbe gati 3 dekada, prandaj është model i njeriut të pathyeshëm për kauzën e lirisë. Me veprimtarinë e tij, u bë simbol i sakrificës dhe rezistencës për liri, duke motivuar breza të tërë që të mos heqin dorë nga lufta e drejtë për liri dhe pavarësi. Kontributi dhe sakrifica e tij, në kohërat më të vështira për shtetin tonë, ishin frymëzim për të punuar në arritjen e synimeve tona për krijimin e shtetit të pavarur dhe sovran të Kosovës. I përjetshëm kujtimi për simbolin e rezistencës kosovare, Adem Demaçi!”, ka thënë Mustafa.

I njohur si simbol i rezistencës kombëtare, i ndjeri Adem Demaçi sot do të mbushte 84 vjet. Për angazhimin e tij politik, Demaçi vuajti 28 vite me radhë në burgjet e Jugosllavisë. Pasi u lirua ai menjëherë vazhdoi aktivitetin e tij politik. Ai u quajt edhe Nelson Mandela i Evropës.

Me prejardhje nga fshati Lupq i Podujevës, Demaçi u lind më 26 shkurt 1936 në Prishtinë, ndërsa më 26 korrik të vitit 2018 ndërroi jetë. Adem Demaçi ishte veprimtar për kauzën kombëtare në kohën e Jugosllavisë dhe luftonte për barazinë e Kosovës me republikat e tjera.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img