3.6 C
Pristina
Sunday, December 22, 2024

Buy now

spot_img

Musmurati reagon: PDK pati treguar për votën e përbashkët LDK-VV për Badovcin, aty prishëm koalicionin

Ish-drejtoresha e arsimit në Komunën e Prishtinës, Besianë Musmurati, ka reaguar pas skandalit të madh së në asamblenë e Prishtinës ku asamblistë të Vetëvendosjes u patën të përplasen dhe duke kërkuar llogari nga njëri-tjetri: një pse po i bëhet kuorumi LDK-së për të kaluar buxhetin për vitin 2025, dhe dy, pse i ishte bërë LDK-së kuromi nga VV për çështjet e tokave të Badovcit.

Musmurati rikujto se PDK kishte prishur koalicionin me LDK-në, sipas saj, pikërisht për këtë çështje si dhe e kishte ngritur publikisht që LDK bashkë me VV-në e kishin votuar ato.

Postimi i Musmuratit:

Pak kontekst për zhvillimet e fundit në Kuvendin Komunal të Prishtinës:

Me datë 23 dhjetor 2023, me propozimin dhe insistimin e Përparim Ramës si dhe me votat e Lidhjes Demokratike dhe Lëvizjes Vetëvendosje në Kuvendin Komunal të Prishtinës është mundësuar shkëmbimi i tokave komunale në Badovc. Kur afera multi-milionëshe doli në media, e kur ne bëmë të ditur qëndrimin tonë të prerë kundër këtij shkëmbimi, u ndërpre edhe koalicioni i PDK-së në Prishtinë me Përparim Ramën.

Në shkurt të 2024 edhe formalisht e shfuqizuam vendimin për shkëmbimin e dëmshëm në Badovc. PDK në Prishtinë ishte partia e vetme konsistente sa i përket Badovcit dhe tendencës së vazhdueshme për të tjetërsuar pronat komunale dhe për t’i shndërruar ato në toka për ndërtime private.

Sot të gjithë jemi dëshmitarë të një videoje, ku një asamblist i Lëvizjes Vetëvendosje haptazi po sinjalizon për shkëmbimet 50 milionëshe që do të ndodhnin në Badovc si pasojë e votës së përbashkët të LVV-së dhe Përparim Ramës. Shpresoj që do të kemi sinjalizim edhe për tjetërsimin e tokës komunale te Stacioni i Autobusëve, ku prap me votat e Lëvizjes Vetëvendosje, Përparim Rama tokën komunale e shndërroi në tokë për ndërtim privat.

Çdo ditë e më shumë që po kalon, po bëhet edhe më e qartë që qytetarët e Prishtinës do të ndëshkojnë të gjitha partitë që në emër të tyre mundohen të bëjnë pazare milionëshe me toka komunale.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img