1.4 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Buy now

spot_img

Musliu thumbon Osmanin: Lëri inatet zonja Presidente, Thaçi me shokët e tij nuk është në Hagë për hajni pulash, por sollën lirinë

Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu ka reaguar ndaj presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, pasi kjo e fundit u takua me ish-presidentët, Fatmir Sejdiun, Atifete Jahjaga e Behgjet Pacollin.

Ajo tha se në këtë takim, Osmani nuk shprehi keqardhje për procesin që po zhvillohet në Hagë kundër UÇK-së, pra sipas saj, kundër një ish-presidenti të Kosovës dhe shokëve të tij.

“Vjosa Osmanit edhe sot në takim me ish presidentët, nuk ja doli dot të kapërcej vogëlsinë e saj dhe të shprehte, të pakten për kurtuazi, keqardhje për procesin që po zhvillohet në Hagë kundër UÇK-s, pra kundër një ish Presidenti dhe shokëve të tij. Sa e vockël duhet të jet që nuk po ja del dot të lëj mbrapa inatet e saj personale!”, shkroi Musliu në Facebook.

Ajo po ashtu i kërkoi Osmanit që të flasë e të sillet si një presidente e vërtet.

“Lëri inatet zonja Presidente sepse Presidenti Hashim Thaçi me shokët e tij nuk është në Hagë për hajni pulash por sepse bashkë me ta, me gratë dhe burrat më të mirë, ta sollën lirinë dhe me këtë edhe mundësinë që ti sot të behësh Presidente. Fillo të flasësh dhe të sillesh si një Presidente e vërtetë”, shtoi Musliu.

Ndërsa, sot Osmani mbajti një takim me ish-presidentët e Kosovës, me të cilët u u pajtuan që vazhdimisht të konsultohen për çështje në interes të vendit.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img