Drejori i Shërbimeve Publike në komunën e Prishtinës, Ilirik Musliu ka dhënë detaje për projektin e shfrytëzimit të biçikletave publike.
Musliu tha në Info Magazine se numri i biçikletave do të jetë 100 dhe janë në diskutime që gjatë 3 muajve të parë shfrytëzimi i tyre do të jetë pa pagesë ndërsa më pas, të ketë një pagesë simbolike rreth 50 cent apo një euro, përcjell klankosova.tv.
”Nënshkruam kontratën edhe për blerjen e biçikletave, mendohen me qenë diku 100 biçikleta me platformë evropiane me aplikacion smart”, tha Musliu.
Musliu ceku se kjo nuk po bëhet për arsye përfitimi po për rritjen e ndërgjegjësimit të qytetarëve.
Ai shtoi se është nënshkruar kontrata për blerjen e autobusëve të ri.