3.4 C
Pristina
Tuesday, November 26, 2024

Buy now

spot_img

Musliu thotë se po e diskutojnë që muajt e parë, shfrytëzimi i biçikletave nga qytetarët të jetë pa pagesë

Drejori i Shërbimeve Publike në komunën e Prishtinës, Ilirik Musliu ka dhënë detaje për projektin e shfrytëzimit të biçikletave publike.

Musliu tha në Info Magazine se numri i biçikletave do të jetë 100 dhe janë në diskutime që gjatë 3 muajve të parë shfrytëzimi i tyre do të jetë pa pagesë ndërsa më pas, të ketë një pagesë simbolike rreth 50 cent apo një euro, përcjell klankosova.tv.

”Nënshkruam kontratën edhe për blerjen e biçikletave, mendohen me qenë diku 100 biçikleta me platformë evropiane me aplikacion smart”, tha Musliu.

Musliu ceku se kjo nuk po bëhet për arsye përfitimi po për rritjen e ndërgjegjësimit të qytetarëve.

Ai shtoi se është nënshkruar kontrata për blerjen e autobusëve të ri.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img