Gjetja e pesë zollave në Banjskë të Zveçanit është një tjetër sukses i cili dëshmon për thellimin e besimit të qytetarëve të komunitetit serb në institucionet e sigurisë të Kosovës, pasi sipas raportimeve, ishte prifti ortodoks i Kishës.
Lidhur me këtë ka reaguar edhe drejtori i Institutit Octopus, Agim Musliu i cili duke përgëzuar priftin, por edhe institucionet e sigurisë, Agjencinë e Kosovës për Inteligjencë dhe Policinë e Kosovës për punën e tyre.
“Të gjithë priftërinjtë e hoxhallarët duhet të jenë AKI”, ka shkruar ai mes tjerash.
Ndryshe, sot është raportuar se pesë zollat e gjetura në afërsi të Manastirit të Banjskës dyshohet se u përkasin ngjarjeve të 24 shtatorit në Banjskë, ku mbeti i vrarë polici Afrim Bunjaku dhe u plagosën dy të tjerë.