Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Ganimete Musliu, ka reaguar ashpër për Projektligjin e Pagave të Sektorit Publik dhe Projektligjin për Zyrtarët Publik, ku gjatë ditës së enjte janë duke u shqyrtuat në Kuvendin e Kosovës, me procedurë të përshpejtuar.
Musliu përmes një postimi në rrjetin social Facebook ka kërkuar nga sindikatat e punëtorëve të protestojnë .
“Po kërkoni Opozite konstruktive, ja ku e keni. Sot është dashtë sindikatatë e punëtoreve ti nxjerrin të gjithë punëtoret në rrugë”, ka shkruar ajo.
Musliu ka akuzuar ashpër Lëvizjen Vetëvendosje se po bën rrënimin e administratës shtetërore, dhe njësisht po e zyrtarizohet diktatura në Kosovë.
“Sot në Kuvendin e Kosovës me votën e VV-së po rrënohet sistemi i administratës shtetëror. Sot po zyrtarizohet diktatura! Nesër është tepër vonë!”, ka shkruar tutje./Prishtinapress/
Postimi i plotë: