1.1 C
Pristina
Friday, December 27, 2024

Buy now

spot_img

Musliu-Shoshi: Tregoni Donikës që opinioni i Asamblesë është vetëm rekomandim për Komitetin e Ministrave të KiE-së

Deputetja e PDK-së, Ariana Musliu-Shoshi, i ka reaguar kryediplomatës Donika Gërvalla, e cila pas dështimit të Kosovës në Këshill të Evropës ka kritikuar Komitetin e Ministrave që nuk e ka respektuar opinionin e Asamblesë Parlamentare për anëtarësimin e Kosovë në këtë organizatë.

Musliu-Shoshi ka thënë se duhet t`i tregojë dikush shefes së diplomacisë që opinioni i Asamblesë Parlamentare është vetëm rekomandim për Komitetin e Ministrave.

Në profilin e saj në “Facebook”, ajo ka shkruar se për shkak të udhëheqjes së Albin Kurtit sot Serbia po e feston dështimin e anëtarësimit të Kosovës në Këshill të Evropës.

Fatkeqësia e Kosovës është që falë udhëheqjes së Albin Kurtit sot feston Serbia me mosantarësimin e Kosovës në KiE! Injorantë e keqëdashës për Kosovën deri në palcë! Nuk duan, nuk dijnë, nuk munden! P.S. Tregoni Donikës që opinioni i Asamblesë së Këshillit të Evropës është VETËM rekomandim për Komitetin e Ministrave”, ka shkruar Musliu-Shoshi.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img