Deputetja nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Ariana Musliu-Shoshi, ka kritikuar punën e Albin Kurtit në menaxhimin e situatës në veri, duke thënë se i njëjti po rrezikon marrëdhëniet e Kosovës me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Bashkë me Kurtin, ajo ka kritikuar edhe ministrën e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla-Schwarz, të cilës i rikujtoi se njohjet e pavarësisë që ka Kosova janë falë ShBA-së.
“Ministre me aktakuzë, nuk ka shqiptar në këtë tokë që është kundër shtrirjes së sovranitetit, besa asnjë ndërkombëtar. Shtrije sovranitet deri në Nish, nëse keni fuqi vet. Urdhëroni! Të gjitha forcat i keni ju si qeveri. Shtrine sovranitetin, ashkush nuk po ju ndalon me i kapë kriminelët, nuk keni ndalesa në atë pjeës. Problemi është ti me u merr me punën tënde më shumë. Na trego cili është plani B, kur ty të del Sekretari i Shtetit, ambasadori amerikan, dalin shtetet e QUINT-it dhe thonë “Ne nuk kemi gatishmëri të përkrahim Kosovën në njohje të reja apo në anëtarësim në organizata ndërkombëtare”” tha Musliu-Shoshi.
Ajo tha se Kosova pas vetes ka pasur Shtetet e Bashkuara, e që sot nuk i ka.