Deputetja nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Ariana Musliu-Shoshi, u ka reaguar videove thumbuese të Lëvizjes Vetëvendosje karshi opozitës.
Ajo i ka quajtur këto video “Propagandë”, ndërsa thotë se kanë tentative për trushpërlarje.
“Videot e VV, propagandë e vazhdimësi e tentimit për trushpërlarje. Zgjedhjet po trokasin! Shkoj dita” ka shkruar Musliu-Shoshi në Facebook-un e saj.
Sot, LVV shpërndau një video ku mes të tjerash akuzon ish-qeveritë për nënshkrim të Zajednicës, për falje të tokës e shitje të pronës publike.
“Flet për fonde, tash kur i mbanë 150 milionë euro të bllokuara duke mos i votuar marrëveshjet ndërkombëtare në Kuvend. Flet për çmime të larta ndërkohë që e ka dërguar ligjin për çmimet tavan në Gjykatë Kushtetuese” thuhet mes të tjerash në videon e LVV-së.